Pezullimi i Haki Cakos, Tahiri akuzon kreun e gjykatës: U manipulua shorti

Kliko per me shume info

tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi kreun e gjykatës së Tiranës për manipulim të shortit dhe paracaktim të gjyqtarit që ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e kreut të policisë Haki cako.

Tahiri theksoi se gjyqtar i gatshëm duhej të ishte një tjetër por është zgjedhur Arjan Aliaj. Përsë ka ndodhur kjo – pyeti Tahiri në një deklaratë për median në orët e mbrëmjes.

Kliko per me shume info

Ministri akuzoi se kryetari i gjykatës së Tiranës Fatri Islamaj është autori që ka lejuar këtë ndryshim të shortit.

Tahiri aludoi se Islamaj është njeri i afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

“Gjyqtari Arian Aliaj, që pezulloi nga detyra drejtorin Haki Çako, nuk ishte gjyqtar i gatshëm, pra nuk duhet të merrte në shqyrtim çështjen. I gatshëm duhet të ishte Adriatik Botaj, i cili duhet të jepte vendimin. Shorti, për çudi, është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër çështjen ishte Aliaj. Pyes KLD-në, Unionin e Gjyqtarëve, etj, për cilën arsye, jashtë ligjit, u përzgjodh Aliaj për të dhënë vendimin kundër Çakos? Pse nuk u respektua ligji, pse nuk u mbajt shorti?”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo është “gjendja skandaloze” se si funksionon gjykata: “gjyqtari vihet në shërbim të politikës sepse e ka ndihmuar të kthehet në detyrë pasi kishte liruar vrasësit”.

“Pyes Kadri Islamin, kryetar i Gjykatës së Tiranës dhe asistent i Sali dhe Argita Berishës, përse u anashkalua shorti dhe nuk u zbatua ligji? Këto janë pyetje, për të cilat përgjigjet janë të detyrueshme për ata që kanë përgjegjësinë për funksionimin e gjykatave. Kryetari i gjykatës së tiranës ka detyrime t’i shpjegojë publikut”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se, “korrupsioni në drejtësi është korporata e së keqes, që mban peng drejtësinë dhe po vendoset të mbajë peng Shqipërinë”. “Por ne jemi të vendosur të miratojmë reformën. Në vazhdim do ketë më shumë fakte për skandalin në drejtësi”, ka shtuar Tahiri.

Gjatë deklaratës së tij, Tahiri ka komentuar edhe reagimin e KLD-së ndaj deklaratave të mëhershme të tij, të cilat, siç tha ai, faktojnë gjendjen skandaloze se si funksionon drejtësia në vend.

“Përshëndes deklaratën e KLD në mbrojtje të gjyqtarit Aliaj. Ishte deklarata më e sinqertë, sepse nuk do të kishte pasur mundësi më të mirë që KLD të demaskohej nga një gjyqtar të shkarkuar pse ka liruar vrasës dhe është kthyer për të vazhduar punën nga pushteti politik. Kjo deklaratë tregoi fytyrën e vërtetë të KLD-së dhe nevojën se si duhet të funksionojë drejtësia”, ka thënë mes të tjerash Tahiri.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. ju po thoni se drejtesia eshte e korruptuar!kur gjykata i i pergjigjet kerkesave te prokurorise ti thua eshte i korruptuar.kur gjykata nuk i pergjigjet organit te akuzes ti thua te njejten gje.te njejten gje thua per organin e akuzes
    more ti a je normal apo jo.si duket nuk te doka njeri as nga familja,te afermit se shoket se besoj.dote kishte dale dikush te te thoje mendo para se te flasesh edhe ne menyre te kulturuar e jo ne keto menyra qe shprehesh.institucionet e shtetit nuk ka te drejte askush ti pegojoje aq meshume nje i ashtuquajtur zyrtar i larte dejure je defakto je veq nje marionet e dikuj tjete.ti i thua me te drejte berishes ne qoftese ke fakte dergoj ne prokurori.per vet ben te kunderten a vertete nuk i kupton apo luan rolin e budallait.e fundit kush e futiti ne menyre te fshehte,pse skaloi ne dogane,perse e fshehen kur erdhi prokurori pergjigju ma pare ketyre pyetjeve ti e pastaj akuzo te tjeret,drjetori e kishte pranuar se e kane perdorur ky pa turp don te mbuloi diedhin me shosh.

  2. tani u kujtua ky pionieri te na tregoje se gjukatesi eshte i krruptuar ;;; PERSE SE THE KETE GJE DJE MORE HAJDUT …APO TE VINTE MIRE KUR TE MBULONTE TY DHE RAMEN .. DHE TANI QE BEN DICKA TE MIRE ……. E SPIUNON … APO NA MERRE PER BUDALLENJ KY PIONIERI I ENVERIT …. JU JENI TURPI JENI KORRUPSIONI .. DHE E LATE POPULLIN NE MJERIM DHE RAMA QE TALLET ….ME POPULLIN KU I COI RAMA GJERAT E ARTIT QE JA VODHI GJERGJIT NGA KORCA … APO I SHITI NEN DORE …E BERI SI NAZISTET ME PLACKAT E CIFUTEVE .. ME PIKTURAT QE JA VODHEN CIFUTAVE … QE I SHITEN PER INTERESIN E TYRE ..JA CFARE GABIMI KE BERE …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here