Sulmi në Stamboll, 19 nga 43 të vdekurit janë shtetas të huaj

Kliko per me shume info

ministri-turkMinistri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit ka deklaruar se 19 nga 43 personat që humbën jetën janë me nënshtetësi të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një interpelancë në seancën plenare të Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ala tha: “Deri tani janë arrestuar 13 persona për sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll.

Kliko per me shume info

Identiteti dhe kombësia e njërit nga sulmuesit është bërë e ditur. Numri i të vdekurve është 43 dhe 3 kamikazët nuk janë pjesë e kësaj shifre. Momentalisht në spital janë të shtruar 94 persona. Ndërkohë 19 nga 43 personat të cilët kanë humbur jetën në këtë sulm terrorist janë me nënshtetësi jo turke.”

-“1.654 persona janë arrestuar të akuzuar për lidhje me DAESH-in”-

Ministri Ala duke prekur temën e listës kundër organizatës terroriste DAESH, u shpreh: “Deri më sot në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH, janë ndaluar 5. 310 persona nga të cilët 1.654 janë arrestuar. Vetëm në vitin 2016 janë ndaluar 1.654 persona të dyshuar, nga të cilët 791 janë të huaj. Ndërkohë 663 nga këto persona të ndaluar janë arrestuar. 371 persona nga të arrestuarit janë me kombësi jo turke.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here