Studimi shokues, ja cfarë ndikimi kanë celularët tek njeriu

Kliko per me shume info

pergjim-celularNjë studim i kryer kohët e fundit ka dhënë një përgjigje në lidhje me pyetjen se sa i dëmshëm është përdorimi për një kohë të gjatë i celularit. Studimi me një kosto prej 25 milionë dollarësh, i mbështetur nga Qeveria Amerikane, ka gjetur lidhje mes përdorimit të telefonave celularë dhe kancerit. Eksperimentet dhe testet e kryera me minj laboratori treguan se subjektet e ekspozuara ndaj valëve të lëshuara nga telefonat celularë kishin gjasa të zhvillonin tumor në tru dhe në zemër.

Studimi u krye nga Programi Amerikan i Toksikologjisë dhe për të u përdorën 2500 minj, të cilët u ekspozuan në valë të frekuencave të ndryshme nëntë orë në ditë për një periudhë 2-vjeçare. Studiuesit thanë se pasi analizuan të dhënat e mbledhura, gjetën një incidencë të ulët të tumoreve të trurit te minjtë e ekspozuar ndaj valëve. Por, autorët e studimit thonë se duke pasur parasysh përdorimin e gjerë që ka komunikimi me telefona celularë tek njerëz të të gjitha moshave, çdo rritje sado e vogël e incidencës së tumorit të shkaktuar nga rrezatimi i radiofrekuencës mund të ketë pasoja të mëdha për shëndetin publik.

Kliko per me shume info

Gjetjet e studimit, të cilat u publikuan në një raport të datës 27 maj, kanë rikthyer edhe njëherë debatin nëse vërtet përdorimi i zgjatur i celularëve mund të ndikojë në shfaqjen e tumorit në tru. Në faqen zyrtare të Programit Amerikan të Toksikologjisë janë postuar disa të dhëna në lidhje me këtë raport. Aty thuhet se minjtë  e përdorur për qëllime studimi janë ekspozuar për 9 orë në ditë, me shkëputje 10-minutëshe, ndaj valëve të celularit. Në përfundim u vu re se kishte një numër të vogël të prekjes nga tumori i trurit dhe zemrës te minjtë meshkuj, por jo te femrat.

Studimet në lidhje me këtë çështje vijojnë dhe raporti përfundimtar pritet të publikohet në fund të vitit 2017. “Mbledhja e të dhënave dhe studimet e mëparshme mbi këtë lidhje kanë arritur në përfundimin se ka prova të limituara të rrezikut për t’u prekur nga kanceri për shkak të valëve të celularëve”, thuhet në përmbledhjen e studimit. Edhe vetë FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve) këshillon që celularët të mos përdoren për një kohë të gjatë dhe në rastet kur kjo është e detyrueshme, të përdoren kufje ose opsioni i bisedave me zë të lartë.

Publikimi i pjesshëm i përfundimeve të këtij studimi solli reagime në komunitetin e studiuesve. Në Britani, shkencëtarët thanë se studimet e kryera deri tani nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të konfirmuar lidhjen me përdorimit të celularit dhe kancerit. Një profesor britanik dhe ekspert i statistikës së aplikuar, Kevin Mçonay, thotë se fakti që Programi Amerikan i Toksikologjisë po kryen një studim të tillë është diçka e mirë, por këto gjetje që ai i quan të pjesshme, nuk kanë arsye të shkaktojnë alarm për rreziqet e përdorimit të celularëve. Ndërsa dr. Rodney Croft, që drejton Qendrën Australiane për Kërkimet mbi Efektet e Valëve Elektromagnetike, thotë se studimi në fjalë nuk jep arsye për të ndryshuar faktin se shkencëtarët kanë rënë dakord që ekspozimi i gjatë në valët e celularit nuk ka efekte në shëndet.

Telefonat celularë lëshojnë energji rrezatuese në formën e valëve të radios. Indet pranë celularit mund ta përthithin këtë energji. Në lidhje me këtë janë kryer shumë studime, por përfundimet e shumicës prej tyre thonë se nuk ka prova që vërtetojnë se valët ndikojnë në shfaqjen e kancerit.

Studimi më i “fortë” që mbështet hipotezën se celularët mund të shkaktojnë tumor është ai i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin, i publikuar në vitin 2011, sipas të cilit “pajisje të tilla mund të  shkaktojnë kancer te njerëzit.

Erion Hiluku: Parandalimi i rrezikut kardiovaskular dhe rehabilitimi kardiak

Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare vazhdon të jetë një nga aspektet më të rëndësishme, mbase më i rëndësishmi, i kardiologjisë moderne. Megjithëse me kalimin e viteve vendet e zhvilluara kanë arritur të parandalojnë disa kardiopati, si ato me origjinë reumatike, sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekshmërisë patologjike.

Megjithë rezultatet e shkëlqyera të rehabilitimit kardiak në nivel botëror, në Shqipëri ka një zhvillim fillestar dhe gati eksperimental. Kryesisht sepse kemi një mungesë të theksuar infrastrukture dhe personeli të kualifikuar, shto kësaj edhe shkaqe të tjera në varësi të analizës së shërbimeve publike dhe private. Teorikisht shtrirja e qendrave shëndetësore në të gjithë territorin e Shqipërisë, spitaleve, stadiumeve dhe klubeve sportive publike në qytete bën të mundur rehabilitim kardiak në nivel kombëtar, por vetëm teorikisht.  Përballë tyre është realiteti me indiferencën e plotë të institucioneve përkatëse.

Mungesa e interesit nga kardiologët dhe këmbëngulja për protagonizëm e disa profesionistëve të tjerë që pretendojnë të marrin përsipër funksione për të cilat nuk janë të përgatitur e bëjnë të pamundur koordinimin e mjekësisë dhe fizioterapistëve të specializuar. Mjekësia private mban një qëndrim më pozitiv duke ndjekur shembullin e shërbimeve shëndetësore të SHBA (p.sh. Centers for Medicare) me indikime në rritje për rehabilitim të këtyre pacientëve, por pamjaftueshmëria e mbulimit të siguracioneve private dhe shtetërore e lënë të cunguar edhe atë.

Programet e rehabilitimit kardiak (PRK) indikohen në pacientë me kardiopati të ndryshme, pacientë që i kanë mbijetuar infarkteve të miokardit, pacientë që iu janë nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme rivaskularizimi, pacientë me transplant kardiak, atyre që kanë bërë kirurgji valvulare, miokardiopatikëve, pacientë me aritmi, me pacemaker, me pamjaftueshmëri kardiake dhe ҫdo ditë e më shumë edhe pacientëve pa evidencë klinike të sëmundjeve koronare me qëllim parandalimin e tyre. Kjo panoramë iu ofron mundësinë e përmirësimit dhe rehabilitimit mijëra kandidatëve edhe në vendin tonë. Për të arritur rezultatet e dëshiruara duhen formuar ekipe të përbërë minimalisht nga mjekë kardiologë ose mjekë specialistë në rehabilitim kardiak, fizioterapistë të specializuar, infermjerë dhe psikologë. Vlerësimi i rrezikut kardiovaskular, është një hap tjetër i rëndësishëm që duhet marrë me urgjencë për parandalimin e patologjive. Rehabilitimi kardiak rekomandohet të realizohet nën mbikëqyrje profesionale, me PRK, me stërvitje aerobike dhe rezistencë, shtuar kësaj edhe aktivitete fizike në jetën e përditshme.

Ky rehabilitim gjatë 2 deri në 6 muaj do të arrijë një rritje të konsumit maksimal të oksigjenit ndër 11 deri në 36% me përfitim më të madh tek pacientët në kushte më të vështira, gjë që do të përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës dhe do të ndihmojë më të moshuarit të jenë më të pavarur. Përmirësimi i parametrave kardio-respiratorë asociohet me ulje domethënëse të vdekshmërisë. Fatkeqësisht në vendin tonë pak pacientë e kanë “luksin” e merituar të rehabilitimit kardiak. Sfida e futjes së programeve të rehabilitimit në sistemin përkujdesjes shëndetësore është një urgjencë për autoritetet e Shëndetit Publik dhe për vetë qytetarët që të informohen e të përqafojnë mënyrat e reja të rehabilitimit dhe t’i kërkojnë ato si një e drejtë që iu përket.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here