156 mijë pasaporta skadojnë më 1 korrik, Ministria: Aplikoni shpejt!

Kliko per me shume info

pasaportePasaportat që janë lëshuar me afat të pasaktë në periudhën prill 2009-korrik 2010 do të skadojnë më datë 1 korrik të këtij viti.

Fjala eshte për pasaportat e lëshuara për personat që ishin nën moshën 16 vjeç në atë periudhë.
Ministria e Brendshme rikujton qytetarët që kanë pasaporta të tilla, të aplikojnë sa më parë në

Kliko per me shume info

mënyrë që të mos përballen me radhë gjatë periudhës së verës për shkak të ardhjes së emigrantëve.
Bëhet fjalë për një numër pasaportash prej 156 mijë me afat vlefshmërie jo të sakët (10 vjet), ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.
“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010 për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se (në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit” i ndryshuar), afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit”, sqaron Ministria në deklaratë.
Ministria sqaron se afati 5 vjeçar është në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkak se fëmijët deri në moshën 15 vjeçare pësojnë ndryshime të karakteristikave fizike.
Në vitin 2013, qeveria aktuale u shtua këtë afat me 1 vit, në mënyrë që t’u lihej kohë shtetasve që të pajiseshin me pasaporta të reja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here