Siena arrin nivelit më të lartë në 30 vite, uji kërcënon Parisin

Kliko per me shume info

siena-parisAutoritet franceze janë detyruar që të mbyllin pjesërisht sistemin e metrosë dhe dy muzetë e famshëm, të Luvrit e të Orsejës, si pasojë se lumi i Senës në Paris ka mbërritur nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit.

BBC shkruan se punonjësit kanë lëvizur thesaret e muzeve nga bodrumet nëntokësore për në katet më të larta. Siç ishte parashikuar, ujërat e Senës arritën 6.5 metra.

Kliko per me shume info

Vendasit janë shprehur se përmbytjet e Parisit, ngjasojnë me ato të vitit 1910 që shënuan rekord në historinë e Francës.

Ndërkohë, ushtria është mobilizuar në pikat më të rëndësishme, duke përfshirë aeroportin Orli për të evakuuar banorët e bllokuar. Autoritetet thonë se ndoshta do të duhen disa javë që ujërat të largohen.

Të paktën 15 vetë kanë gjetur vdekjen nga moti i keq në mbarë Europën Qendrore. Sipas medieve ndërkombëtare, dy nga viktimat janë në Francë, 10 në Gjermaninë e jugut, 2 kanë humbur jetën në Rumani e një në Belgjikë. Stuhi të forta janë përplasur edhe mbi Austrinë, Holandë e Poloni.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here