Ja futbollistët më të shtrenjtë në "Euro 2016"

Aktualitet

portugaliCristiano Roanaldo është lojtari më i shtrenjtë në Euro 2016.

Sipas Transfermarket, ylli i Portugalisë, Cristiano Roanldo është lojtari më i shtrenjtë në Euro 2016, vlera e të cilit është 110 milionë euro, i ndjekur nga Gareth Bale me 100 milionë euro.

Në vendin e tretë janë dyshja e Bayern Munichut, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski, të cilët vlerësohen nga 75 milionë euro, ndërsa në vendin e katërt janë dyshja e Francës Paul Pogna dhe Antonio Griezmann, të cilët kushtojnë nga 70 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lojtari i shtatë më i vlefshëm është Eden Hazard, i cili kushton 65 milionë euro, ndërsa pas tij renditen spanjollët Koke dhe Sergio Busquets me nga 60 milionë euro.

Ndërsa të fundit në listë janë edhe katërshja Luka Modric, Ivan Rakitic, Mesut Özil dhe Toni Kroos, të cilët kushtojnë nga 50 milionë euro.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur Manuel Neuer që kushton 45 milionë euro, ashtu sikurse edhe Pique, Ramos dhe Boateng që vlerësohen me nga 40 milionë euro. /Express/

ME TE LEXUARAT