Arrestohet në Tiranë, shqiptari i shumëkërkuar në Itali për krime të rënda

Kliko per me shume info

polici-ngjarjeNje shqiptar i shumekerkuar ne Itali, ka rene ne pranga diten e sotme ne Tirane.

Lajmi u be me dije nga burime zyrtare te policise qe kane thene se Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Arben Ismaili, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Kliko per me shume info

Sipas policise, ky shtetas është i shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore e Interpol, në bazë të vendimit të datës 29.03.2016, e lëshuar nga Autoritetet Kompetente Italiane, ku ky shtetas është dënuar me 8 vjet, 5 muaj dhe 29 ditë heqje lirie, për kryerjen e veprave penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Sulm ndaj personit”, “Kanosje dhe ushtrim dhune dhe presioni psikologjik”, “Rrëmbim” dhe “Trafikim i qënieve njerëzore”. Parashikuar nga Nenet 81, 110, 6000, 609 dhe 648 të Kodit Penal Italian dhe Ligjet 75/58 dhe 286/98.

Behet me dije se ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit drejt shtetit Italian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here