Shqiptari rrëmben ish-gruan rumune: Do të të tregoj si vdes një njeri…

Kliko per me shume info

plagos-thikeNjë grua rumune u rrëmbye mbrëmë nga një shqiptar me origjinë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sipas mediave atje, shqiptari i quajtur Xhavit Berisha, 49-vjeç, kishte pasur një histori dashurie me të. Ai u arrestua nga policia.
Ishte alarmi që dha djali 19-vjeçar i gruas rumune, që vuri në lëvizje policinë vendase. Shqiptari e kishte hipur gruan në një makinë tip “Golf” dhe e kërcënonte me një thikë.

Kliko per me shume info

“Tani unë do t’ju marr në Sicili dhe do të shihni se si vdes një njeri”, mësohet të ketë thënë burri gjatë udhëtimit, teksa i tregonte gruas thikën.

Makina është identifikuar duke lëvizur në Lambrate të Milanos, teksa policia është vënë në ndjekje të tyre duke ndjekur sinjalin e telefonit të gruas.

Makina është ndalur sot në orën 10:00, sipas mediave vendase. Berisha ka rrëmbyer ish-gruan e tij, që e kishte në vitin 2003, duke e detyruar të prostituonte. Ai është arrestuar në Firence./ Kosovapress /

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here