Shqiptari i arrestuar me kokainë: Po bëj biznes sipas mënyrës shqiptare

Kliko per me shume info

police-britani-angliNjë shtetas shqiptar i arrestuar për pastrim parash nga trafiku i drogës, deshmoi para policise britanike se po kryente biznes sipas mënyrës shqiptare.

Ai kishte në një valixhe plot 160 mijë paund. Eduart Gjurra, 24 vjeç, u arrestua nga policia në nëntor të vitit 2014 në Kilburn të Mbretërisë së Bashkuar.

Kliko per me shume info

Oficerët e policisë e gjetën atë në një furgon tip Volswagen, ku kishte 150 mijë paund dhe 25 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës. Në një vend tjetër në furgon u gjetën edhe 4 mijë paund dhe mbi 135 mijë euro.

Media britanike shkruajnë se paratë ishin trajtuar me një substancë që të mos nuhateshin nga qentë. Shqiptari është dënuar me 7 vite burg. Por, dje (e martë) avokatët mbrojtës e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit duke pretenduar se provat e prokurorisë ishin pranuar gabimisht nga ana e gjykatës.

Gjura ka pretenduar se transferimi i parave bëhej sipas ligjit dhe se bëhej fjalë për një marrëveshje prone. Gjurra mohoi se kishte bërë ndonjë gjë të gabuar, por u dënua për tri akuza të pastrimit të parave.

Ai u arrestua fillimisht për pastrim parash, çka pretendoi se transferime të tilla bëheshin normalisht në Shqipëri. Më vonë, shqiptari rezultoi të ishte i përfshirë në trafikun e kokainës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here