Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali, dëshmon kunati i arrestuar

Kliko per me shume info

qipshqiptari-italiDritan Mali, 37 vjeç, eshte shqiptari i vrarë dje me thikë në komunën Vobarno në provincën e Breshës. Dritan Mali ishte rezident prej 20 vitesh në Itali, e ka ndërruar jetë pas një plage të thellë thike në trup.

Krimi ka ndodhur në brendësi të banesës së tij në rrugën Prada të komunës së Vobanos, ku Dritani jetonte me bashkëshortën e tij Jerina Kumaraku, vëllain e tij Lulzim Mali 33 vjeç, e kunatin, vëllain e Jerinës, Laert Kumaraku, i cili jetonte me ta prej pak kohësh ende i papunësuar në Itali.

Kliko per me shume info

Viktima Dritan Mali e vëllai i tij Lulzim Mali, ishin 2 vellezërit më të vegjël të 7 vëllezërve të familjes Mali. Të gjithë janë rezidentë në Itali.

Sipas hetimeve të para të Policisë Italiane ka qenë pikërisht kunati i tij Laert Kumaraku i cili ka goditur me thikë Dritan Malin, pas një grindje të dhunshme brenda banesës.

Ndonese ende nuk dihet me saktesi, besohet se Laert Kumaraku ka reaguar për vetëmbrojtje, duke goditur me thikë Dritan Malin, apo ka ndodhur e kundërta?

Një goditje e vetme me thikë, e cila ka shkaktuar një plagë të thellë vdekjeprurëse mos ndoshta është shkaktuar nga luftimi trup më trup mes dy personave?

Këto janë disa pyetje të ngritura nga Prokurorja që ka marrë nën hetim këtë krim, Erica Battaglia, e cila gjatë gjithë natës ka marrë në pyetje shqiptarin Laert Kumaraku.

Në spitalin e komunës së Gavardos pranë qytezës ku jetonte familja shqiptare ndodhet në gjëndje shoku Jerina Kumaraku, bashkëshortja e viktimës, e cila ka në trup disa plagë të lehta që supozohen të jenë marrë gjatë grindjes së dhunshme në familje.

Po në këtë spital ka marrë kurat mjekësore Lulzim Mali, vëllai i viktimës Dritan Mali, i cili menjëherë pas ngjarjes ka pasur probleme shëndetësore.

Ndërkohë përgjatë kësaj dite priten zhvillime të reja mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje e mbi të gjitha konfesimi i plotë i Laert Kumarakut i dyshuar i vetëm si autor i këij krimi.

Banesa e familjes Mali në qytezën Vorbano është vënë në sekuestrimin e policisë italiane.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here