Shqiptari shpallet “mbret i pasimeve” në Euro 2016

Kliko per me shume info

xhaka20166Mesfushori Granit Xhaka me sukses po luan në mesfushë te Përfaqësuesja e Zvicrës në “Euro 2016”, edhe pse para këtij turneu të shumtë ishin ata që kishin dyshime në kapacitetet e kosovarit për të kryer këtë rol. Por pas vetëm dy ndeshjeve në “Euro 2016” Xhaka ka dhënë përgjigjen e duhur, shkruan të premten gazeta zvicerane “Blick”.

Mesfushori 23-vjeçar, po i jep jetë lojës së Zvicrës nga roli i mesfushorit defensiv, pasi çdo sulm po nis me pasimin e tij. Pas dy ndeshjeve, në të cilat Zvicra mposhti Shqipërinë (2:1) dhe barazoi me Rumaninë (1:1), statistikat janë impresionuse, transmeton Koha Ditore.

Kliko per me shume info

Xhaka është mbret i pasimeve deri më tash në “Euro 2016”. Në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Zvicrës, ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta – më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në “Euro 2016”.

Vetëm mesfushori gjerman Toni Kroos i afrohet Xhakës sa u përket pasimeve, pasi futbollisti i Real Madridit ka 215 pasime, pra tri më pak. Xhaka renditet i pari, Kroos i dyti, kurse N’Golo Kante i Francës është i treti me 178 pasime.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. SHUME FOTO E BUKUR ..PO MOS HARRONI SE NUK ESHTE ME BLUZEN KUQ E ZI …ESHTE SVICERIAN TANI ….????? DHE MOS U BENI QESHARAK ….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here