Shqiptari që u kap me drogë e 1 milion euro, policëve: Jam murator!

Aktualitet

policet-euroNjë shume prej milion euro para të gatshme dhe 27 kg drogë u sekuestruan nga policia italiane.

Operacioni i koduar “One Milion”, çoi në arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve shqiptar. Aksioni u zhvillua në rajonin e Torinos në një bagazh në Collegno, i cili shërbente si bazë e grupit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Midis të arrestuarve është edhe 32 vjeçari me orgjinë nga Shqipëria, i cili mendohet se është personi që shihet në videon më lart. Dy shtetasit e tjerë të arrestuar janë italianë, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç.

Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklaruar policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk është fort i besueshëm duke marrë parasysh sasinë e madhe të parave të kapura. Shuma e parave dyshohet se do të përdorej për blerjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 270 kg kokainë, e cila ka një vlerë më shumë se 27 milionë euro.

Droga është trafikuar nga Peruja, ndërsa hetuesit mendojnë se shuma e parave është përfituar gjatë një muaji.

Policia ka kryer edhe arrestimin e 8 personave nga Senegali, shpërndarës të lëndëve narkotike, pjesë e grupit.

ME TE LEXUARAT