Shqiptari i shumëkërkuar vrau biznesmenin qipriot me urdhër nga burgu

Aktualitet

aleks-burreliAleks Burreli është shqiptari më i kërkuar në 72 orët e fundit nga policia qipriote, greke dhe ajo shqiptare. 48-vjeçari dyshohet se është personi që orkestroi atentatin mafioz në Qipro me pasojë 4 të vdekur ndërsa qëlloi dhe biznesmenin e njohur atje Fano Kalopsidiotis.

Burreli dyshohet se ka ekzekutuar dhe shqiptarin Jani Vogli i cili po ashtu rezulton se ishte në shoqërinë e Burrelit kur i janë afruar tavolinës së biznesmenit ndaj të cilit qëlluan disa herë me armë duke vrarë atë, bashkëshorten dhe një polic.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mendohet se prej një muaji ishte planifikuar atentati duke ndjekur lëvizjet e autorit të krimit. Shqiptari Burreli ka dalë nga Shqipëria në maj drejt Stamollit bashkë me Jani Voglin, i vrarë tashmë në Qipro.

Biznesmeni qipriot i vrarë së fundi është bërë edhe më herët objekt atentatesh në vitin 2012.

Mendohet se Aleks Burreli ka marrë urdhër nga persona që i kishte njohur në burg të cilët i kanë kërkuar të realizonte atentatin ndaj biznesmenit Fano Kalopsidiotis.

Jani Vogli i vrarë në ngjarje mendohet se është ekzekutuar nga Aleks Burreli pasi kishte mbetur i plagosur në vendngjarje dhe autori i krimit që dyshohet se është vrasës me pagesë, ka dashur të shmangë një dëshmitar të mundshëm të vrasjes.

ME TE LEXUARAT