"Euro 2016", ja ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Rumani

Aktualitet

kombetarja2016Një europian i çmendur që imponon dhe shtyn Shqipërinë të ëndërrojë deri në fund. I tillë është evenimenti që po luhet në Francë ku skuadra kuqezi po mle vulën e saj mes më të mirëve të kontinentit. Klasifikimi po tregohet mizor me Shqipërinë që ka dhënë një shembull konkret se futbolli nuk njeh diferenca, kjo lojë mund të ekzaltojë çdo moshë, kombësi apo gjini. Kuqezinjtë nuk janë një lagje periferike e arenës së madhe të futbollit europian, ata kanë imponuar ritmin në një pjesë të madhe të dy ndeshjeve të para me një pjekuri prej të rrituri por fati ka zgjedhur përherë krahun e kundërt. Gjithsesi, asgjë nuk do të fshihet me gomë nga trajneri De Biasi dhe djemtë e tij sepse fjala e fundit nuk është thënë ende. Edhe me 3 pikë Shqipëria mund të ëndërrojë, ndoshta për një herë të vetme me fatin në krah. 6 grupe nga ku do të kualifikohen 16 skuadra, kjo është formula që i imponon Shqipërisë ta derdhë pikën e fundit të djersës në ndeshjen me Rumaninë.

Një derbi ballkanas deri diku i pazakontë, por në pozita të barabarta për të dyja skuadrat që në të shkuarën janë ndarë nga diferenca të theksuara në cilësi. Rumania tashmë duket një skuadër normale në sytë e kuqezinjve që si rrallëherë do të synojnë të hedhin hapin e madh me shpresën e dhuratave nga grupet e tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

De Biasi dhe Iordanesku kanë aplikuar filozofi të njëjta dhe 90 minutëshi i fundit do të jetë një duel lavdie për të dyja skuadrat. Morali i Shqipërisë ka marrë dy goditje të rënda, por jo gjithçka është për t’u hedhur poshtë pasi kuqezinjtë do të kërkojnë të nisen nga minuta e 89 e Marseille dhe enhtuziazmi i një populli të tërë që u ka dhënë besën për t’i ndjekur si i verbër deri në fund të këtij rrugëtimi fantastik. Kush mendonte se Shqipëria do të shijonte europianin pa bërë rezistencë, gabohet, kjo skuadër di të vuajë dhe t’i dhurojë shpresë popullit të saj. Skuadër-tifozë janë një trup i vetëm, të dielën në Lyon mund të luhet akti i fundit i një rrugëtimi madhështor, por fjalën e fundit do ta thotë fusha dhe në fushë 11 heronjtë e Shqipërisë do të fitojnë si çdo herë mbështetjen e shqiptarëve dhe të botës./ssport

ME TE LEXUARAT