Prishtinë, mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës

Kliko per me shume info

Delegacioni i Qeverise shqiptare ka hyre ne territorin e Kosoves dhe po udheton ne drejtim te Prishtines. Ne kufi delegacioni nga Shqiperia eshte pritur nga zv.kryeministri i Kosoves per te vazhduar me pas udhetimin drejt kryeqytetit ku do te mbahet mbledhja e dy qeverive.
rama-mustafaDiten e sotme mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Biblioteka Kombëtare, është vendi i cili është përgatitur për të pritur kabinetin qeveritar nga Shqipëria, i cili së bashku me Qeverinë e Kosovës, do të mbajnë mbledhje, ku pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.

Në agjendën e kësaj mbledhje, të cilën e ka siguruar KosovaPress, parashihet që delegacioni shqiptar të arrijë në pikën Kufitare Vërmicë në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.

Kliko per me shume info

Në orën 11:00 delegacioni shqiptar do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 11:05 do të bëhet radhitja e kabineteve Qeveritare dhe pritja e kryeministrave.

Në 11:10, pritja ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bëhet edhe intonimi i Himneve Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.

Në orën 11:20, është paraparë që të fillojë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive.

Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40.

Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë.

Në këtë mbledhje është paraparë nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm. Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët, të cilën e ka siguruar KosovaPress.

Rendi i ditës

1. Hapja e mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa Republikës pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (secila fjalë do të jetë rreth 8 min).

2. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pasuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petri Selimi (1-2 minuta).

3. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministres së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së RKS, Hykmete Bajrami, dhe, më pas Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të RSH, Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore ” (1-2 min secili).

4. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Financave të R. SH. Arben Ahmetaj, pasuar nga Ministri i Financave i RKS, Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore” (1-2 min secili).

5. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Financave të RKS, Avdullah Hoti, pasuar nga Ministri i Financave i RSH, Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese. (1-2 min secili).

6. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministres e Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito pasuar nga Ministri i Administratës Publike të RKS, Mahir Yagcilar për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik” (1-2 min secili)

7. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal të RKS, Bajram Gecaj, pasuar nga Ministrja e Integrimit Evropian të RSH, Klajda Gjosha, për të prezantuar “Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërjmet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

8. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Mjedisit të RSH, Lefter Koka, pasuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të RKS, Ferid Agani, për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit tà « Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

9. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të RKS, Blerand Stavileci pasuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë të RSH, Damian Gjiknuri për të prezantuar “Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

10. Mbyllja e Mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, Dytë dhe të Tretë të Qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri i RKS, Isa Mustafa dhe Kryeministri i RSH, Edi Rama, ka lojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.

Agjenda mediale parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.

Pas përfundimit të Konferencës për media, bëhet foto familjare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here