Katër persona humbin jetën nga shpërthimi në Xhami

Kliko per me shume info

shperthim-xhamiNjë shpërthim brenda një xhamie të një fshati afgan ka vrarë katër persona dhe ka lënduar 40 të tjerë në krahinën lindore afgane, Nangarhar, njofton Ministria e Brendshme e këtij shteti.

Shpërthimi ka ndodhur kur burrat e fshatit në fshatin Hisara ishin mbledhur për kryerjen e lutjeve të së premtës, ka thënë ministria përmes komunikatës.

Kliko per me shume info

Imami i xhamisë është në mesin e të vrarë, thuhet më tej në komunikatë.

Ministria ka thënë se ‘sulmi terrorist’, është kryer nga “armiqtë e popullit afgan”.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here