Shpërthime e të shtëna në aeroportin e Stambollit, 28 viktima

Kliko per me shume info

Autoritetet turke flasin për tre kamikazë që hodhën veten në erë në hyrje të terminalit kryesor të fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin Ataturk të Stambollit, duke shkaktuar deri tani 28 të vrarë, dhe dhjetra të plagosur (flitet për 20- 60 të plagosur), bëjnë të ditur zyrtarë por dhe dëshmitarë. Sulmi terrorist ndodhi mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016.
ataturku Me heret ishte njiftuat se te paktën 10 persona janë vrarë në dy shpërthimet në kanë ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit.
Lajmin e njoftoi Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdağ.
Edhe sipas mediave turke të shtënat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit dhe informacionet e para flasin për 10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.
———-
Mediat turke kane publikuar edhe video nga aerioporti Ataturk ne Stamboll ku pati dy shperthime, te shtena me arme dhe dhjetera te plagosur.

stambollSë paku një shpërthim dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit, njoftojnë mediat turke.

Kliko per me shume info

Sipas një burimi turk të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, ka pasur dy shpërthimet por nuk janë raportuar “lëndime të shumta”.

Të shtëna armësh u drejtuar nga një parking të aeroportit, sipas një burimi të cituar nga agjencia.

Televizioni turk raportoi per disa persona te plagosur. Ne vendngjarje jane pare ambulanca dhe taksi qe dergojne personat e lenduar ne spital per ndihme mjekesore.

Mediat flasin se bëhet fjalë për një sulm të mundshë kamikaz, ndërsa raportohen edhe dhjetëra persona të plagosur.

ataturk


Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. me vjen keq per ato qe humben jeten e ato te plagosur te pa fajshem.sa per ty “nuk han mordja mut”ose “sbie rrufeja ne hale”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here