Shoqet zbardhin shkakun e vetëvrasjes së 15-vjecares në Memaliaj

Kliko per me shume info

ambulanca14Në qytetin e Memaliajt u gjet e varur në kasollen e bagëtive, gjimnazistja 15-vjeçare Bleona Aliaj. Pas ngjarjes se ndodhur diten e djeshme policia ka marrë në pyetje prindërit dhe shoqet e viktimës.

Në dëshminë e tyre prindërit janë shprehur se vajza kohët e fundit kishte qëndruar tejet e mbyllur dhe nuk fliste me askënd.

Kliko per me shume info

Kur kthehej nga shkolla, ajo vetëm qante dhe nuk para shtrohej për të ngrënë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Disa orë para se të kryente aktin e vetëvarjes, ajo ka komunikuar gjatë në celular, por nuk dihet se me kë.

Telefoni i saj është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të hetohen thirrjet e saj. Dyshohet se ajo është ngritur pas mesnate dhe ka dalë nga banesa, ku dhe i është drejtuar kasolles ku ka kryer aktin e vetëvarjes.

Shoqe të klasës, nuk kanë dhënë shumë detaje për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ato kanë thënë se Bleona kishte shfaqur mungesë dëshire kohët e fundit për të mësuar dhe ishte mbyllur mjaft në vetvete.

Njëra nga shoqet që kishte raporte më të ngushta, ka aluduar për një përkeqësim të raporteve të saj me prindërit, sidomos me të atin, i cili i kërkonte ta linte shkollën dhe të shkonte me bagëti, çka për 15-vjeçaren kjo ishte e panegociueshme. Shkaku po hetohet pasi ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndikuar që ajo të kryejë këtë akt.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here