Horror në Australi, batica dhe dallgët shkatërrojnë vilat luksoze në Sidnej

auuuShtëpi të shumta luksoze të vendosura në plazhin Kollaroj në Sidnej janë në rrezik shembjeje pasi batiza e lartë dhe dallgët e fuqishme kanë shkaktuar erozion në natën e dytë të motit të keq.

Plazhi Kollaroj është ngushtuar me rreth 50 metra, pas stuhisë së fuqishme që goditi bregun lindor të Australisë, si pasojë e të cilave 4 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë konsiderohen të humbur.

Kliko per me shume info

Kushtet meteorologjike janë përmirësuar në shtetin e Tasmanias gjatë së martës dhe duket se më e keqja ka kaluar.

Kompleksit të vilave milionere në plazhin Kollaroj i janë shkatërruar kopshtet, portet e vogla dhe pishinat pasi dallgët 13 metra të larta, të fuqizuara nga batica, vërshuan drejt pronave.

Më pas, një baticë e dytë u shkaktoi dëme shtesë shtëpive, ndërkohë që pritet një e tretë më vonë gjatë së martës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here