Sherr mes komshinjve në Itali, shqiptari ndërhyn me hanxhar…

Kliko per me shume info

polici-italiNjë konflikt mes fqinjësh në Itali, ka rrezikuar të që transformohet në një tragjedi.

Pas një bashkëjetesë të vështirë debati mes një 55-vjeçari vietnamez dhe një 25-vjeçari maroken ka përfunduar në një sherr në rrugë, vietnamezi ka goditur me thikë me të riun nga Maroku.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje janë afruar menjëherë të afërm të plagosurit dhe duke e parë veten të rrethuar, agresori ka kërkuar ndihmën e një fqinji shqiptar.

Ky i fundit një 30-vjeçar, ka zbritur në rrugë me një hanxhar në dorë. Por duke e parë situatën dhe duke menduar se ajo mund të përfundonte keq, shqiptari dhe marokeni, janë kthyer mbrapsht për t’u strehuar në shtëpi.

Ardhja e karabinierëve ka evituar që situata të degjeneronte dhe me shumë. Marokeni 25-vjeçar është shtruar në spital, ndërsa agjentët kanë arrestuar vietnamezin për tentativë vrasje dhe shqiptarin ne akuzën e sulmit të rënduar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here