Lajm i keq! Ronaldo largon Shqipërinë nga “Euro 2016”

Kliko per me shume info

ronaldo20166Ajo që dukej e pamundur, për pak sa nuk u realizua. Hungaria u dha tri herë shpresë shqiptareve dhe po kaq herë shpresat i vrau Portugalia.

Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 në një ndeshje më shumë dramatike për shqiptarët sesa vetë hungarezët e kualifikuar, apo portugezët që nuk mund të toleronin humbjen.

Kliko per me shume info

Sinjali i goleadës u dha që në minutën e 19, kur Gera shënoi një supergol për hungarezët. Portugalia gjeti golin e barazimit me anë të Nanit tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Fraksioni i dytë nis aty ku përfundoi i pari. Dzsudzsak riktheu avantazhin e hungarezëve dhe gëzimin e tifozëve shqiptarë, gëzim që zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo barazoi gjithçka.

Pesë minuta më vonë mendon sërish Dzsudzsak për të ngritur në delir shqiptarët, por 7 minuta më vonë kundërpërgjigjet sërish Ronaldo.

Me rezultatin 3-3 dhe me të dyja skuadrat që refuzonin humbjen u shuan edhe shpresat e Shqipërisë për të vijuar ëndrrën franceze me të paktën edhe një ndeshje.

ronaldo2016Cristiano Ronaldo ka shenuar golin e trete per Portugaline duke bazuar rezultatin me Hungarine ne 3-3.
Balazs Dzsudzsak në minutën e 55 jep sërish shpresa për Shqipërinë duke shënuar golin e tretë ndaj Portugalisë. Rezultati tashme eshte 3-2 per Hungarine.

Ronaldo shenoi per Portugaline ne minuten e 50 duke na dhene keshtu serish nje lajm te keq.
Hungaria shenon perseri ne pjesen e dyte duke favorizuar keshtu Shqiperine. Hungaria ka shenuar ne minuten e 47 golin e dyte.
shenon-hungariaPortugalia ka barazuar rezultatin ne ndeshjen me Hungarine duke na dhene nje lajm te keq. Ka qene Nani ai qe ka shenuar ne minuten e 42 duke barazuar rezultatin nga avantazhi i Hungarise qe Shqiperise i duhej aq shume.

Hungaria kishte shënuar në minutën e 19-të me Zoltan Gerën. Kombinimet e hungarezëve kanë mposhtur portierin portugez.

Filluan në orën 18:00 ndeshjet e fundit të grupit F, ndërsa Shqipëria ende pret të ndodhë mrekullia në Francë dhe të vazhdojë të kultivojë ëndrrën e saj.
Për të favorizuar Shqipërinë, në grupin F, Hungaria të fitojë ndaj Portugalisë, që ka 2 pikë. Çdo lloj rezultati në ndeshjen tjetër Islandë-Austri do të lërë një ekip me renditje më të mirë se Shqipëria dhe ekipin tjetër në renditje më të keqe.

Pra në këtë grup, me fitoren e mundshme të Hungarisë, ekipi ynë kalon Portugalinë dhe njërën nga skuadrat e çiftit Islandë-Austri. Nëse kjo ndodh, atëherë vëmendja e tifozëve kuqezinj do të fokusohet në ndeshjet e orës 21:00.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here