Xherdan Shaqiri “trondit” Zvicrën

Kliko per me shume info

xherdan-shaqiriXherdan Shaqiri alarmon Zvicrën. Edhe pse mendohej si një çështje e mbyllur pasi disa javë më parë mesfushori i mbylli derën Kosovës, situata ka ndryshuar.
Çështja e shiritit të kapitenit që kaloi në krahun e Lichsteiner duket se po turbullon ujërat në grupin e drejtuar nga Petkovic.

“Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në jetë”, iu përgjigj Shaqiri pyetjes së një gazetari zviceran nëse Kosova ishte ende në mendimet e tij. Nga qendra stërvitore në Francë, 24-vjeçari i lindur në Gjilan theksoi se për momentin nuk ka asnjë kontakt.

Kliko per me shume info

“Çfarë do të ndodhë nëse Kosova më premton shiritin e kapitenit? Nuk e di por do të mendohesha gjatë”, shton Shaqiri që i hedh benzinë zjarrit në një moment shumë delikat për të ardhmen e Kombëtares së Zvicrës pasi lojtarët shqiptarë përbëjnë bërthamën e skuadrës helvete.

Sipas të përditshmes “Blick”, mesfushori i Stoke City është ende i nxehur me vendimin e Petkovic për t’ia besuar drejtimin e skuadrës në fushë mbrojtësit të Juventusit, Stephan Lichsteiner.

“Të gjithë dëshirojnë të mbajnë shiritin e kapitenit dhe unë mendoj se nëse merret parasysh hierarkia, më takon që ta mbaj”, deklaroi disa javë me parë Shaqiri. Në rast largimi të 24-vjeçarit Zvicra do të humbiste shumë nga pesha e saj në arenën ndërkombëtare pasi ai ka shënuar 17 gola në 54 ndeshje zyrtare, ndërsa në 8 ndeshjet e fundit zyrtare ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here