Serbët festojnë ‘Vidovdanin’, këndojnë: “Kosova është Serbi”

Kosovë&Rajon
Serbët festojnë ‘Vidovdanin’, këndojnë:

qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, në veri të Prishtinës, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi I kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike.

Në Gazimestan, të martën pas mesdite, u zhvillua një ceremoni pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar nën administrimin jugosllav, me një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, në krahasim me vitet e tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Liturgjia kryesore është mbajtur, gjatë ditës, në Manastirin e Gracanicës të cilën e udhëhoqi Peshkopi Teodosije I Peshkopatës Rashkë-Prizren, shkruan Rel.

“Zeri” informon se serbët po bëjnë nderimet e tyre para pikturës gjigante të të shenjtit Sava. Ndërkohë qytetarët e mbledhur kanë nisur edhe këndimin e këngëve nacionaliste serbe për Kosovën ndërkohë edhe kanë shpalosur pankartën “Kosova është Serbi”.

Një pikturë gjigante e të shenjtit Sava ka arritur në Gazimestan tani rreth të cilës tashmë serbët kanë nisur të bëjnë ritualet e tyre.

Kjo ka qenë edhe një prej pikave kryesore të këtij manifestimi për festën e Vidovdanit informon Zeri

ME TE LEXUARAT