Seks me De Biasin nëse fiton "Euro 2016"? Ja përgjigja e Bleona Qeretit

Showbiz

Bleona-QerrtiKëngëtarja pas përfundimit të spektaklit "YSFS" është larguar për në SHBA. Bleona ka bërë një intervistë, me të cilën kanë abuzuar mediat rozë duke thënë se nëse trajneri i Kombëtares arrin të fitojë Euro 2016 do të bëjë marëdhënie seksuale me të.

Bleona shprehet se kjo është një idiotsi, duke e mohuar  totalisht. Ajo i uron suksese Kombëtares, por thotë se trajnerin e saj nuk e njeh fare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hera e fundit që je mërzitur?

Pardje (hahahahaha).

 Zënka e fundit që ke bërë?

Unë nuk kam kohë për zënka dhe 10 vitet e fundit jam munduar të mbaj rrotull vetes njerëz me energji pozitive dhe ta rrethoj veten me pozitivitet… Jeta është shumë e shkurtër për të qenë e shëmtuar.

Hera e fundit që ke dëgjuar një thashethem për veten?

30 minuta më përpara! Një gazetar më telefonon dhe më thotë thashethemin e fundit: Zemra ka dalë një lajm që ke premtuar seks me trajnerin e Kombëtares, De Biazin, nëse ai kualifikon Shqipërinëëë… A është i vërtetë??? Kjo është idiotësia më e madhe që unë kam dëgjuar, aq më tepër që nuk e njoh fare se kush është trajneri i Kombëtares… Unë i uroj shumë suksese Kombëtares tonë po unë nuk kam lidhje me këtë punë.

Hera e fundit që ke fjetur me pizhama?

Dje në darkë. Unë gjithmonë fle me pizhama.

Hera e fundit që ke thënë fjalë të pista?

Kur dëgjova thashethemin e fundit (hahahaha).

Kur të kanë gënjyer për herë të fundit?

Nuk mbaj mend më, sepse nuk ka ditë që nuk dëgjoj të paktën një gënjeshtër.

Hera e fundit që ke harxhuar lekë?

Çdo minutë… Tani jam duke pirë kafe!

Hera e fundit që ke vjedhur?

Asnjëherë. Është karma më e keqe që mund t’ia dhurosh vetes.

Hera e fundit që të kanë vjedhur?

Nuk mund të vë gisht po ka një muaj që më mungojnë dy bizhuteri shumë të shtrenjta… Dhe herën e fundit kanë qenë në kasafortën time në shtëpi.

Hera e fundit tek estetistja? Përse?

Tani do shkoj … Për 10 minuta kam takimin e thonjve dhe flokëve.

Çmenduria e fundit që ke bërë?

Shkova në Cannes nga LA vetëm për të ngrënë një darkë dhe u ktheva të nesërmen për LA… Mund të them se ishte një nga darkat më të bukura në jetën time dhe nuk po flas për ushqimin, por për njerëzit në atë tavolinë.

Hera e fundit që ke votuar?

Në zgjedhjet e fundit këtu në SHBA.

Hera e fundit që ke bërë seks?

Çfarë do me thënë kjo fjalë?!

ME TE LEXUARAT