“Ky është sekretari i partisë i dënuar si tutor prostitutash në Itali”

Kliko per me shume info

murriziPartia Demokratike permes deputetit te Lushnjes Myslim Murrizi, ka denoncuar faktin se ish-sekretari i PS ne Divjake eshte denuar si tutor prostitutash ne Itali.
Deklarata e deputetit te PD ne Lushnje:
Shihni dhe dëgjoni çfarë thotë ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish drejtori i ndërmarrjes së plazhit, Berti Mone, pra bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të Bashkisë Kokoneshi.

Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni.

Kliko per me shume info

Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë, dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgenjështrojë ose ta padisë për shpifje z.Mone.

Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qënë në Milano.

Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin 96.

Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua tiu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423 datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time.

Kokoneshi nuk do ti shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur.

Partia Demokratike e fton sërish prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here