Aksidentohet autobusi me nxënës, flet Policia: 7 të lënduar

Aktualitet

aksidenti-sarandeNjë aksident tjeter ka ndodhur ditën e sotme ku një makinë është përplasur me një autobus me nxënës që po ktheheshin nga Saranda në Tiranë.

Policia tha se një autobus me nxënës dhe një makinë janë përplasur në Qafën e Muzinës në Sarandë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Policise:

Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Sarandë - Gjirokastër pranë vendit të  quajtur "Qafa e Muzinës", ku praprakisht dyshohet se një automjet me targë greke KIB366 është përplasur aksidentalisht me një autobuz me targë AA655KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime 7 persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre. Po punohet për të mësuar gjeneralitetet e tyre.   Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Sqarojmë se autobuzi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.   Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT