Samsung Galaxy S7 Active, telefoni i blinduar me 4 GB RAM

Kliko per me shume info

samsung-galaxy-activeModeli i Samsung Galaxy S7 Active doli për t’u testuar nga adhuruesit e telefonave vetëm pak ditë më parë. Kjo seri e telefonit kushton 100 dollarë më shumë se Samsung S7.

Telefoni është më i trashë, më i rëndë e më pak elegant se çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot nga Samsung, por ka mbrojtje nga përplasjet, mund të qëndrojë në ujë për 30 minuta, dy metra thellësi, dhe nuk dëmtohet nga rëra apo elemente të tjera.

Ne lidhje me parametrat, bie në sy kamera, e cila sfidon kamerat e iPhone, si dhe bateria që i mban pothuajse dy ditë të plota.

Kliko per me shume info

Ne lidhje me kapacitetin dhe fuqine kompjuterike, ai vjen me parametra të larta si çdo telefon tjetër në vitin 2016: 4 GB RAM, procesor Snapdragon 820, kamera 12 MP, ekran të cilësisë së lartë me 1440 x 2560 pikselë dhe dendësi 576 pikselësh për inç katror (ppi).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here