Sadiku: Jemi të hidhëruar. Hëngrëm golat në minutën e fundit

Kliko per me shume info

sadiku16“Jemi të hidhëruar. Hëngrëm golat në minutën e fundit”. Ky është reagimi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare pak minuta pas përfun dimit të ndeshjes Francë- Shqipëri 2- 0 e vlefshme për Kampionatin Europian.

Në një prononcim për Top Channel Sadiku shtoi se pavarësisht mërzitjes kishte besim në një fitore me Rumaninë

Kliko per me shume info

“U mundova të jap më të mirën time. I kishim shanset si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Ky nuk është maksimumi, ne do të japim më të mirën tonë për ndeshjen me Rumaninë.

Nëse fitojmë atë ndeshje shanset janë të mëdha për të kaluar grupin. Për momentin jam pak i mërzitur por kam besim se kemi 4 ditë kohë për të ngritur moralin për të Rumaninë”, tha Sadiku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here