Provokim i ulët, Rumania bën diçka shumë të keqe ndaj Shqipërisë

Aktualitet

rumaniaaaGazeta sportive rumune,“Pro Sport” është tallur me Kombëtaren e Shqipërisë. E përditshmja sportive rumune, “Pro Sport” ka publikuar një artikull në lidhje me duelin e radhës kundër Shqipërisë, i fundit në kuadër të Grupit A në “Euro 2016”.

Në të nuk bëhet fjalë për një parashikim të zakonshëm të ndeshjes. “Pro Sport” e konsideron duelin e Rumanisë me Shqipërinë si një “Shqipëri B”, duke aluduar se ekipi A ishte ai i Zvicrës, që ka gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tani duhet të mendojmë në mënyrë cinike si Jordanesku. E ndalëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”, shkruhej dje në artikullin e “Pro Sport”, në një shkrim dedikuar shanseve që kanë rumunët për kualifikim.lajmi

ME TE LEXUARAT