RTSH justifikohet: Ja pse nuk e transmetojmë kombëtaren dhe “Euro 2016”

Kliko per me shume info

rtsh2016Irritimit dhe protestes se qytetareve qe paguajne tekasa per TV publik dhe nderkohe duhet ta shikojne kampionatin Europian me pagese, RTSH u eshte pergjigjur me nje sqarim justifikues.
Ne oret e mbremjes RTSH shperndau nje deklarate ku shprehet se:
RTSH sqaron edhe njëherë publikun për arsyet e mostransmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të Euro 2016.

Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe më parë për publikun, proçedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA.

Kliko per me shume info

RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese.

Ndërkohë për transparencë sqarojmë se përveç RTSH-së, edhe transmetues të tjerë publikë në Europë nuk arritën t’i blinin këto të drejta, si Franca që është edhe organizatorja e Euro 2016, Spanja, Polonia, Rumania, Ukraina, Islanda, Izraeli etj.

Edhe pas përfundimit të kësaj proçedure tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e së drejtës për transmetim në televizion pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa patur sukses.

Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parë të RADIO TIRANËS, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.

Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke patur lidhje të drejtpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.

RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta të çdo ndeshjeje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu.

Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së.

Ndërkohë, transmetimet sportive eksluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare ne Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 (në muajin gusht).

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. TURP TE KENI … QEVERIA I HARXHON DOLLARET PER QEFET E VETA RAMA META UDHETOJNE ME MILIONAT E SHQIPTAREVE ..DHE DISA NDESHJE NUK I KANE BLERE NGA FRANCA …BOTA DO TE TALLET ME KETO TE KORRUPTUAR KANE MILIONA PER TE BERE SHTEPI NE DAJT NE PLAZHE POR SKANE PER TI BERE QEEFIN POPULLIT …TURP TURP DHE RREJNE NUK NA I DHANE …NUK NA ZGJODHEN NUK KA PUNE ZGJEDJE POR PAGUAJ DHE BLEJE NDESHJEN SI TE GJITHE TE TJERET ….. SA POSHTE KENI RENE …..NE CDO VEND TE BOTES NDESHJET JANE GRATUT PER EUROPIANIN

  2. RAMA DUKA VETE VIJN NE LENS DHE E SHOHIN NDESHJEN ME DOLLARET QE FITUAN FUTBOLLISTAT .DHE SHQIPTARET TA DEGJOJNE NE RADIO NDESHJEN …SE …SA TE ZGJUAR ….EGOISTA TE NDYRE …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here