Rroshi dha nga burgu tenderin 3 mln euro për Leshniqen!

Aktualitet

234129_mVetëm dy ditë para se kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi të linte dhomat e shoqërimit tek Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë bashkisë Kavajë, ka shpallur firmën fituese të tenderit 3 milion euro, për pastrimin e përroit të Leshniqes, në fshatin Qerret.

Kompania fituese e këtij tenderi, që do kryejë punimet për rehabilitimin e përroit, është subjekti “Vëllezerit Hysa” me qëndër veprimi në Elbasan. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas bashkisë së Kavajës, kompania do i jepte jetë një projekti për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit./Shqiptarja.com

https://youtu.be/NtES9Vp91VM

ME TE LEXUARAT