KQZ “fundos” Elvis Rroshin: I dënuar jo vetëm jashtë shtetit, por edhe në Shqipëri!

Kliko per me shume info

elvis-roshiiKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur sot verifikimin e formularit të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe për kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KQZ material shtesë për Rroshin dhe Bushin, me arsyetimin se e kaluara e tyre në shtetet e tjera ka nevojë për verifikim më të zgjeruar. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kavajës përfaqësohet në KQZ nga avokati i tij Theodhori Sollaku.

Kliko per me shume info

Sipas verifikimit të deritanishëm nga KQZ, Elvis Rroshi rezulton të ketë pasur masën e sigurisë arrest me burg në Gjermani në vitin 2002, si dhe i dënuar në Kavajë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Ai është arrestuar gjithashtu edhe për veprën penale goditje për shkak të detyrës. KQZ ka bërë me dije se nisur nga të dhënat që rezultojnë për Elvis Rroshin, dosja e tij do t’i kalojë Prokurorisë për kontroll.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here