Emocionet e një gruaje! “U tremba kur e pashë Andin në tokë…”

Kliko per me shume info

lila9Ornela Lila, bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, nuk u përjashtua nga hidhërimi it ë gjithë shqiptarëve për humbjen e Shqipërisë me Francën dy ditë më parë në Marsejë. Por më shumë se për Kombëtaren, ajo tregon se u shqetësuar për bashkëshortin. Në një intervistë për Summer Pages, Ornela tregon momentet e para të komunikimit me të, pas humbjes së ndeshjes. Ajo tregon se pas lojës, Andi nuk mund ta fshihte dëshpërimin për humbjen:

“Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral, pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes”,- tha Ornela për GSH.

Kliko per me shume info

Sipas saj, “Andi i ndjen shumë ndeshjet e Kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur, por ky është futbolli”, – vijon ajo. E pyetur për goditjen që i shoqi mori në fushë, ajo tha:

“Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë, por deshi Zoti nuk ishte gjë serioze dhe kur u ngrit, mora frymë lirisht. Por shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurtë që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here