Elvis Roshi sot para gjykatës, njihet me masën e sigurisë

Aktualitet

ELVIS ROSHIDitën e sotme para Gjykatës së Tiranës pritet të dalë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi. Sot pritet që të verifikohet masa e sigurisë “arrest me burg” që u vendos pas kërkesës së Prokurorisë.

Masa e sigurisë ndaj tij është dhënë nga gjyqtari Dritan Caka, ndërsa Prokuror i çështjes është Englind Gjini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë më parë në Shqipëri mbërriti avokati italian i Rroshit, juristi Francesco Paulo Sisto.

Sëbashku me Theodhori Sollakun ata deklaruan se ligji për dekriminalizimin është antikushtetues dhe po shihen mekanizmat për ta ankimuar në gjykatën Kushtetuese.

Dy avokatët atakuan Prokurorinë e cila sipas tyre ka bërë zbatim të gabuar të këtij ligji në rastin e Rroshit.

Avokatët pretendojnë se Rroshi në kohën kur ka plotësuar formularin nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar në Itali, pasi ka qenë minoren.

ME TE LEXUARAT