U plagos nga miku i Elvis Rroshit, Ristani viziton drejtorin e FRPD, akuzon Ramën

Kliko per me shume info

IMG_3937Drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan në spital Kid Kazazin, kreun e FRPD Kavajë, të plagosur sot me armë nga Saimir Kurti, drejtor në PS-në e Kavajës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është e nxitur tërësisht nga kryeministri Rama i cili “ka veshur me pushtet banditë dhe të inkriminuar në të katër anët e vendit”.

Kliko per me shume info

Ristani i bëri thirrje Ramës të reagojë dhe të tërheqë kriminelët që mbështet e që u ka dhënë pushtet, ndryshe Partia Demokratike dhe qytetarët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të garantuar jetën e për të siguruar vetmbrojtje civile.

“Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë dhe dy qytetarë të tjerë janë plagosur nga plumbat e një njeriu që ka ikur nga vendi i ngjarjes me makinë dhe nën shoqërimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës. Për ne ngjarja është shumë e rëndë dhe kjo ngjarje tregon se banda me Ramën në krye nuk po ndalet me mënxyrat që po i shkakton këtij vendi. Banda nuk ndalet duke derdhur gjak shqiptarësh të pafajshëm, duke derdhur gjak demokratësh. Duhet ti tërheqë patjetër ndryshe shqiptarët dhe Partia Demokratike janë në kushtet e vetëmbrotjes dhe duhet të marrin të gjitha masat për tju përgjigjur bandës në pushtet me të gjitha mjetet e mundshme për t’u ruajtur e për tu vetmbrojtur”, tha Ristani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here