Reagon AKU: Restoranti ku u helmuan qytetarët në Tiranë u gjobit 3 herë

Kliko per me shume info

ushqime_2Pas paraqitjes së 10 personave me shenja helmimi brenda 3 ditësh, në QSUT, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas këtij institucioni  ndaj restorantit ku janë helmuar qytetarët janë marrë tre herë masa disiplinore me gjobë.

AKU shton se ka nën monitorim të vazhdueshëm aktivitetet e restoranteve dhe sqaron se kontrollin e fundit tek “Artigiano” e ka bërë në muajin shkurt, ku është vërejtur mangësi në dokumentacionin e produkteve dhe është gjobitur, pra mungonin dokumente të sistemit të gjurmueshmërisë. Për këtë arsye, restoranti “Artigiano” është gjobitur nga AKU me vlerën e 100 mijë lekëve.

Kliko per me shume info

AKU iu vë në dispozicion edhe aktin e inspektimit, duke garantuar mediat dhe konsumatorin, se pavarësisht emrit, pavarësisht nëse një subjekt ndodhet në ish-Bllok apo në zonat më periferike, nuk i shpëton vëmendjes dhe kontrollit të AKU-së.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here