Meta: Prioritet reforma në sistemin e drejtësisë

Aktualitet

metaKuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare nën drejtimin e Kryetarit z. Ilir Meta, për të miratuar kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit dhe një sërë projektvendimesh lidhur me komisionet hetimore.Në hapje të seancës Kryetari i Kuvendit, z. Meta u shpreh se në fokusin e sesionit të ri parlamentar janë disa prioritete, ku më e rëndësishmja është reforma në drejtësi. Në fjalën e tij z. Meta theksoi se Komisioni i Posaçëm në Reformën në Drejtësi, përveçse një instrument parlamentar, duhet të jetë edhe shprehje për ndryshim ndaj opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Duke çelur sot punimet e Sesionit të IV-t të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj t’iu uroj të gjithëve suksese dhe mbarësi në sfidat që na presin përpara. Gjatë këtij viti dhe sesioni parlamentar, Kuvendi do të fokusojë aktivitetin e tij në disa drejtime dhe procese të rëndësishme ku padyshim më thelbësori mbetet realizimi i reformës në drejtësi. Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, përveçse një instrument parlamentar në kuadrin e ligjvënies, duhet të jetë shprehje e ushtrimit të përgjegjësisë dhe vullnetit tonë për ndryshim ndaj opinionit publik shqiptar, ndaj institucioneve të sistemit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë’, u shpreh z. Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit deklaroi se gjatë këtij sesioni do të synohet përsosja e mëtejshme e funksionimit demokratik dhe transparent të Kuvendit përmes promovimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të dialogut politik, konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu, z. Meta tha se do të synohet përmirësimin i mëtejshëm i funksionit kushtetues të ligjvënies së Kuvendit përmes shqyrtimit më cilësor të legjislacionit gjatë procesit legjislativ dhe përmirësimit të procedurave legjislative.

“Gjatë këtij sesioni ne do të synojmë të përsosim më tej funksionimin demokratik dhe transparent të Kuvendit përmes promovimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të dialogut politik, konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë përmirësimin e mëtejshëm të funksionit kushtetues të ligjvënies së Kuvendit përmes shqyrtimit më cilësor të legjislacionit gjatë procesit legjislativ dhe përmirësimit të procedurave legjislative. Do të synojmë forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës të Kuvendit përmes përdorimit intensiv dhe efikas të instrumenteve të kontrollit parlamentar dhe në veçanti, të rrisim më tej rolin e Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit evropian në veçanti për përmbushjen e pesë prioriteteve, ku më e rëndësishmja natyrisht qëndron reforma në drejtësi”, u shpreh ndër të tjerash Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Pas fjalës hapëse të Kryetarit z. Meta, dhe miratimit të procesverbalit të seancës së kaluar, miratimit të kalendarit 3-javor të punimeve, miratimit të programit të punës, Kuvendi kaloi në shqyrtimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës.

ME TE LEXUARAT