Reforma në drejtësi, Frederica Mogherini: Miratojeni me 2/3-at

Kliko per me shume info

mogheriniPërfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se duhet një reformë tërësore dhe e thellë në sistemin gjyqësor.

Reagimi vjen ndërkohë që të hënën (6 qershor) është paralajmëruar një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ajo thekson se kjo reformë është thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shefja e diplomacisës evropiane thekson se reforma duhet të miratohet me 2/3-t e votave, duke shtuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre.

Kliko per me shume info

“Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë.

Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here