Edi Rama një urim special për çunat e kombëtares dhe ... një koment!

Politikë

rama-kuvendKryeministri Edi Rama disa orë para ndeshjes ku skuadra jonë luan përballë Francës ka bërë një status në facebook ku përpos se shpreh mbështetje, komenton edhe ndeshjen me Zvcirën.

Sipas Ramës, çunat e Kombëtares duhet të luajnë lirshëm dhe të mos bien pre e presionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama: Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë ‪#‎ForcaShqiperia‬❤ në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën.

ME TE LEXUARAT