Rama-Steinmaier: Miratimi i reformës në drejtësi, hap rrugën për negociatat me BE

Kliko per me shume info

rama-steinmeierKryeministri Edi Rama, pas takimit të martën me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se miratimi i reformës historike në drejtësi do t’i çelë rrugën negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“BE, tha Rama, e pret krahëhapur Shqipërinë dhe pret që ajo të plotësojë të gjitha kushtet për të qënë anëtare të familjes europiane”.
Jam i gëzuar, vijoi Rama, që edhe ministri gjerman sot, pa ekuivok, nënvizoi rëndësinë e reformës në drejtësi si domosdoshmëri dhe që opozita të bëjë hapat e saj për t’iu bashkuar një drafti që nuk është prodhuar në selinë e Partisë Socialiste dhe as të qeverisë, por është produkt i një bashkëpunimi dhe një procesi shembullor me BE-në dhe SHBA-në, ku Gjermania, qysh në fillim, e ka ndjekur procesin me një kujdes të veçantë.

Kreu i qeverisë e vlerësoi Steinmeier “një mik dhe mbështetës të zjarrtë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane”. Kjo vizitë, tha Rama, eshtë një tjetër moment i rëndësishëm dhe domethënës edhe në marrëdhëniet e intensifikuara me Gjermaninë mike, së cilës i jemi mirënjohëse ndër të tjera dhe për rolin e marrë në çeljen e procesit historik të Berlinit, dhe që e ka futur rajonin tonë në një epokë të re.

Kliko per me shume info

Ministri Steinmeier, nga ana e tij, tha se ajo qe na ka sjellë këtu është shumë e rëndësishme. Shqipëria gjendet në një situatë elitare për anetarësimin në BE. Duke përsëritur se Gjermania ka një respekt të madh për rrugen e reformave në Shqipëri, kryediplomati gjerman tha se reforma në drejtësi luan një rol deçiziv në anetarësimin e Shqipërisë në BE.
“Jemi në fazën e nje dritareje të hapur për Shqipërinë dhe urojmë që të gjendet gjuha e përbashkët për reformën në drejtësi. Mendoj se jemi në një pikë ku Shqipëria nuk kishte qënë kurre më pare, jemi pranë një produkti që nuk vjen vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Komisioni i Venecias. Unë shpresoj që forcat politike të gjejnë kurajon për të marë vendimet e duhura. Është ne interes te qytetarëve që kjo reformë në drejtësi të bëhet edhe me prezencën e opozitës”, u shpreh Steinmeier, pas takimit me kryeministrin Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here