Rama i pëgjigjet ish trajnerit të Italisë, ja c'shkruan për Kombëtaren

Aktualitet

arrigo-sacchiKryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka pritur shumë që t’ia kthej mesazhin ish-trajnerit të Milanit dhe kombëtares italiane, Arrigo Sacchi.

Numri një i Shqipërisë e ka falënderuar italianin nga zemra, derisa ka shfrytëzuar rastin që t’i thurë lëvdata Kombëtares shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është mesazhi i Ramës dedikuar Sacchi:

I dashur Mister Sacchi,

Ju falenderoj nga zemra për ndjeshmërinë prej njeriu të madh në dërgimin e këtij mesazhi që e çmoj pamasë! Na ke mësuar se fati është gjithnjë me skuadrën më të fortë. Edhe pse kur luajnë kombëtaret më duket se ky nuk është gjithnjë rregulli, në rastin tonë ka ndodhur pikërisht kjo.

Me Zvicrën nuk shënuam dot dy herë vetëm me portierin dhe me Francën nuk rezistuam dot edhe një minutë në fund; të dyja skuadra që në letër janë qartësisht superiore ndaj tonës. Por kjo Kombëtare, ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie, të gjithë atyre që në Europë kanë dashur të na përshkruajnë si gjindje të paedukuar. Të lexosh gazetat franceze të shkruajnë, shqiptarë jeni gjithnjë të mirëpritur në Francë, apo, faleminderit Shqipëri për popullin tënd paqësor në stadiumet dhe rrugët e Francës, është për ne si të kemi fituar Europianin!

ME TE LEXUARAT