Rama i pëgjigjet ish trajnerit të Italisë, ja c’shkruan për Kombëtaren

Kliko per me shume info

arrigo-sacchiKryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka pritur shumë që t’ia kthej mesazhin ish-trajnerit të Milanit dhe kombëtares italiane, Arrigo Sacchi.

Numri një i Shqipërisë e ka falënderuar italianin nga zemra, derisa ka shfrytëzuar rastin që t’i thurë lëvdata Kombëtares shqiptare.

Kliko per me shume info

Ky është mesazhi i Ramës dedikuar Sacchi:
I dashur Mister Sacchi,

Ju falenderoj nga zemra për ndjeshmërinë prej njeriu të madh në dërgimin e këtij mesazhi që e çmoj pamasë! Na ke mësuar se fati është gjithnjë me skuadrën më të fortë. Edhe pse kur luajnë kombëtaret më duket se ky nuk është gjithnjë rregulli, në rastin tonë ka ndodhur pikërisht kjo.

Me Zvicrën nuk shënuam dot dy herë vetëm me portierin dhe me Francën nuk rezistuam dot edhe një minutë në fund; të dyja skuadra që në letër janë qartësisht superiore ndaj tonës. Por kjo Kombëtare, ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie, të gjithë atyre që në Europë kanë dashur të na përshkruajnë si gjindje të paedukuar. Të lexosh gazetat franceze të shkruajnë, shqiptarë jeni gjithnjë të mirëpritur në Francë, apo, faleminderit Shqipëri për popullin tënd paqësor në stadiumet dhe rrugët e Francës, është për ne si të kemi fituar Europianin!

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. or RAMMMMMMMMMA .. SKE PUNE TJETER QE TE HARXHOSH KOHEN ME LETRA DHE …….. MERRU ME SHQIPTARET ..SHKRUAJ SA VENDE PUNE KE HAPUR ….SHKRUAJ SA HAJDUTA ..TE KORRUPTUAR KE FUTUR NE BURG …NE VEND TE SHKRUASH PERRALLA …LERI GAZETARET OSE DUKA TI PERGJIGJET SPECIALISEVE …POR JO TI … SE TY TE ZGJODHEN DELET PER TI RREGULLUAR JETEN ..TI NDIHMOSH TE DALIN NGA MIZERJA DHE JO ..TE NA TREGOSH HISTORINE E ROMEOS DHE JULIETES……… KAQ GJE TE TJESHTE SE KE KUPTUAR ……… JE ME TE VERTETE NJE TIP I PAVLERE … DHE SKE AS 2 GRAM ……SERVEL …CITRON …..PITIE …POUR ALBANEZET … PER POPULLIN …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here