Rama i përgjigjet Bashës: S`pranoj vendet e rezervuara, pastrim gjyqësorit

Kliko per me shume info

rama-kryesiKryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të pranojë kërkesën e fundit të opozitës për reformën në drejtësi.

Në një deklaratë për median nga kryeministria, Rama tha:

Kliko per me shume info

“Ne nuk i kemi pranuar dhe as i pranojmë vendet e rezervuara. Ne japim mundësi që opozita të përfshihet në procesin parlamentar të zgjedhjes së anëtarëve të këshillit të lrtë të drejtësisë e prokurorisë”, tha Rama.

Ai mohoi deklaratat e Bashës, përnjë pranim të mëparshëm nga ana e kryeministrit të kërkesës për vendet e rezervuara.

Rama tha se nëse ka ndokush lepuj në bark nga reforma në drejtësi, lepuri më i madh është ai që ka të bëjë me kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Ramës, pa përjashtuar nga sistemi gjyqtarët e prokurorët e fryrë nga korrupsioni nuk ka reformë në drejtësi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here