“Furtunë” në Kuvend, Rama-Nokës: Mos u tund, të është thyer flamuri! Ja debatet

Kliko per me shume info

rama-kuvendKryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend duke nisur me një replikë ironike ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Jozefinë, unë nuk jam i sigurtë se ti luan as “Damë”, se kjo është si ajo loja “Tresh”, nuk e di në keni luajtur në Shkodër: “E treta në bronx” në Partinë Demokratike.

Kliko per me shume info

Unë prisja që dikush sot dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë, se koka mungon, të takonte ty të thoje dy fjalë lidhur me reformën në drejtësi.

Dua të falenderoj partnerët tanë, SHBA dhe BE për përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë në një vit e gjysëm për një proces ku të vetmit që nuk deshët të përfshiheshit sriozisht ishit ju.

Drafti që tani ka hyrë në rrugën për të ardhur në sallë nuk është drafti i PD-së, as LSI, as PDIU, i shumicës, por i përbashkët, i yni, i SHBA dhe BE.

Deklarata e djeshme ishte shprehja më kuptimplotë e një drafti ku mungon PD. Ne do të vazhdojmë të shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe mbajmë hapur derën e negociatave.

Ne nuk na intereson fitorja politike dhe as i gëzohemi disfatës suaj.

Është e qartë kush është kush në procesin e përpjekjes për reformën në drejtësi se na intereson më shumë një fitore e përbashkët.

Rama iu drejtua Topallit duke i kujtuar gjyqtarin që ka pezulluar nga detyra kreun e Policisë, Haki Çakon, të cilin ai e quajti “një killer, një vrasës me pagesë i drejtësisë, që u përjashtua edhe nga “Këshilli i Lartë i Kënetës” se dhe në kënetë ishte i tepërt.”

Rama iu drejtua me ironi dhe ish-Ministrit të Brendshëm: “ Mos u tund Flamur, se të është thyer flamuri, se dukesh sikur xhiron në ajrin që të japin fryrjet që të bëjnë tek kompresori i SHQUP-it.”

Jemi gati të negociojmë një zgjidhje të arsyeshme dhe t’i japim Shqipërisë një reformë të arsyeshme që është reforma themelore në këtë stad ku gjendet sot Shqipëria.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here