Rama-PD: Pranoj kushtin tuaj, emërimet në drejtësi me 2/3 e votave

Politikë

rama-biznesiDy ditë para takimit me kryetarin e PD Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka plotësuar një nga kushtet bazë të demorkatëve për miratimin e reformën në drejtësi, votimin me 2 të tretat e votave të Parlamentit të emërimeve në institucionet e drejtësisë.

Rama duket se ka bërë kështu një përpjekje të dukshme në arritjen e konsensusit, duke u tërhequr nga qëndrimi refuzues i mazhorancës për miratimin me 84 vota të anëtarëve të dikastereve të sistemit të drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Rrokanisën kokën e popullit, do na i kapë sistemin Edi Rama. Prandaj sa të jetë gjallë Edi Rama duhet të vendosim në kushtetutë që jo 3/5 po 2/3 duhet të votojmë. Dakord, shumë dakord. Kujtoni se do ti pranojnë 2/3. Unë dua shumë ti pranojë.

Por akuzat që vijnë nga kundërshtarët brenda dhe jashtë partisë mbi modelin e socialistëve ishin një tjetër ndalesë e fjalimit të kryeministrit dhe për ta përgjigjen zgjidhi ta përcjellë në këtë formë", tha Rama.

Ai shtoi me tej se : Nuk është vetëm PD, por është e gjithë rezistenca e interesave të të shkuarës e atyre që guxojnë të shkojnë në pikën sa të pretendojnë se mund të ballafaqojnë PS me Shqipërinë si nëj ballafaqim të kundërt. Nëse ne do të ishim kjo bandë uzurpatorësh që gdhihemi duke thithur drogë në vend të kafesë, unë me Pandin, imagjinoni. Atëherë këta duhet të ishin në revolucion për të votuar reformën në drejtësi.

Kryeministri zgjodhi fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të Forumit të Gruas Socialiste, për të shprehur bindjen se modeli i Rilinjdes është modeli i rimëkëmbjes, bazuar edhe edhe në përfaqësimin e lartë të grave në qeverisje.

ME TE LEXUARAT