Reforma në drejtësi, reagon kryeministri Rama: S`negociojmë vetingun e shembjen e KLD

Aktualitet

rama-biznesiKryeministri Edi Rama doli në konferencë për median pas takimeve që pati në Kryeministri, fillimisht me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe pastaj me Ambasadorët e SHBA dhe BE.

Rama tha se PD duhet të lëvizë nga vendet e rezervuara dhe zgjidhje ka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“2/3 që deri dje çfarë kërkonin nuk u bën më punë por du114an vendet e rezervuara. Ne i kemi ofruar 2/ 3 si kufi ekstrem kompromisi të bindur. Ne nuk na intereson kapja por shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një sistemi ku partitë të mos kenë asnjë shteg për të kapur pushtetin”, tha Rama.

Shumica e cilësuar është vija e kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë. Nuk e votoj reformën në drejtësi nëse preket vija e kuqe e shumicës së cilësuar. Janë 4 institucione të reja dy prej tyre lidhen me vetingun. Nuk pranojmë as vende të rezervuara as vota të transferuara që zgjidhen në pazare partish

Reforma, ka dy shtylla: Njëra është kalimi në skanerin e radiografisë etiko profesionale të të gjithë atyre që paguhen nga paratë e popullit shqiptar, pasuria, me një filtër shumë të imët të teknologjisë më të lartë të ndërkombëtarëve. Nëtë nuk e negociojmë. Nuk negociojmë as shembjen përtokë tërësisht të këtij sistemi, që nga Këshilli i Lartë i Kënetës. Nuk pranojmë as vende të rezervuara as vota të transferuara që zgjidhen në pazare partish

Nuk do votojme ne menyre te njeanshme nenin e shumices se cilesuar. Nëse opozita do të na detyrojë të votojmë të vetëm draftin do ta bëjmë pa asnjë lëkundje por nuk do ta votojmë në mënyrë të njëanshme nenin e shumicës së cilësuar, që për ne lidhet vetëm me dy institucione, tha Rama.

Nderkohe nesër mblidhet komisioni, drafti votohet nen për nen, ende pikëpyetje për vendet e rezervuara.

ME TE LEXUARAT