Rama flet për takimin me Bashën: Kisha dy fjalime gati…!

Kliko per me shume info

rama-takimiPas dështimit të negociatave me kreun e PD-së për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku foli për bisedimet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve.

I pyetur se si është e mundur që fjalimin që mbajti pas takimit me Bashën e kishte të parapërgatitur, kryeministri Rama u shpreh se kishte dy fjalime gati një për dështimin dhe një tjetër për konsensusin.

Kliko per me shume info

“Mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për miratimin me shumicë të cilësuar (94 vota) çdo emërim të Parlamentit në sistemin e drejtësisë. PD duhet të zgjedhë, ose do t’i bëjë rezistencë kalimit të reformës ose do të bashkohet për të kaluar reformën për të ndërtuar një sistem të gjeneratën tjetër”, – u shpreh Rama.

Në përfundim të takimit, kryeministri Rama u shpreh i keqardhur për mungesën e kompromisit, duke theksuar se maxhoranca bëri gjithçka për të bindur PD-në për miratimin e draftit të shkruar me partnerët strategjik. Rama tha se tashmë nuk ka më kohë për të pritur PD-në, por drafti do të dërgohet në parlament.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se çdo akt unilateral i dërgimit në parlament të një pakete të padakordësuar me opozitën do të përballet me dështimin. Sipas Bashës, takimi i sotëm i shërbeu maxhorancës vetëm si alibi, për t’ia vënë fajin opozitës. Ai tha se faktet tregojnë qartë se është pikërisht maxhoranca që nuk e do reformën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here