Rama: E tepërt të thuhet se klima ebiznesit është përkeqësuar

Kliko per me shume info

rama-biznesi16Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur biznesit, i cili ditët e fundit ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomi Kombëtar Rama shpjegoi se përse biznesi ka këtë pretendim si se si është përmirësuar klima e të bërit biznes sot, krahasuar me 32 muaj më parë.

Kliko per me shume info

Sipas kryeministrit Rama, shumë pak sipërmarrjet edhe ato më të mëdhatë e më të rëndësishmet, janë mësuar që të veprojnë në çdo hap dhe në çdo detaj brenda kornizës së ligjit. Vetëm në Shqipëri ndodh që biznesi të kërcënojë qeverinë.

“Unë kam dëgjuar me vëmendje dhe respekt, pavarësisht se s’kam qenë gjithmonë dakord reagimet e biznesit apo dhomat e huaja të tregtisë, që kanë nënvizuar një problematikë të konsiderueshme në klimën e të bërit biznes. Pa dyshim që në këto reagime ka një të vërtetë dhe e vërteta është se nuk mjafton çka kemi bërë, nëse nuk vazhdojmë më tutje të kompletojmë duke bërë atë që duhet. Ka edhe një të vërtetë tjetër, që shumë pak, janë mësuar bizneset të respektojnë ligjin, shumë pak sipërmarrje edhe ato më të mëdhatë e më të rëndësishmet janë mësuar që të veprojnë në çdo hap dhe në çdo detaj brenda kornizës së ligjit”, tha Rama.

Informaliteti, u shpreh Rama, nuk është vepër e disave, por është vepër e të gjithëve, vepër e qeverive që nuk e kanë reformuar sistemin e funksionimit të shtetit shqiptar që nuk e kanë reformuar administratën dhe posaçërisht atë fiskale dhe që nuk e kanë reformuar drejtësinë, por dhe vepër e aktorëve në treg që kanë përfituar sa kanë mundur nga mundësitë që ka ofruar një hapësirë, ku rregullat kanë qenë të shkruar në letër dhe ligjet kanë mbetur ne letër.

“Dhe tek reagimi unë shoh këtë, sepse vetëm në Shqipëri një kompani e huaj thotë që unë nuk kam mundësi të paguaj dot taksat dhe ju nuk mund të më impononi dot të paguaj taksat, sepse unë do t’ju diskreditoj. Vetëm në këtë vend e këtë atmosferë një kompani e huaj duke tundur flamurin amerikan apo çdo flamur të nderuar mund të kërcënojë qeverinë shqiptare, një qeveri sovrane dhe sigurisht që ne nuk kemi hapur rrugë, por kemi marrë parasysh edhe pasojat e kërcënimit”, deklaroi ai.

Rama tha se është e lehtë të shfrytëzosh steriotipat e krijuar dhe në këtë rast steriotipin e Shqipërisë si një vend i korruptuar për të bërë viktimën e palën e goditur nga qeveria e këtij vendi.

“Është e lehtë të bindësh ambasadorë se fajin e ka qeveria. Solla një shembull por nuk është i vetmi për fat të keq. Jam dëshmitar sepse e kam bërë të qartë për të gjithë kompanitë e përfaqësitë diplomatike, se për çdo problem që biznesi ka me administratën dera ime është e hapur, dera e ministrit të Ekonomisë e Financave është e hapur dhe më kanë dëgjuar veshët çudira që do ta bënin shumë më komercial “Kurbanin 2” nëse do ta shkruaja, por nuk po zgjatem me të, por po merrem me të vërtetën që klima e biznesit ka vend për përmirësime të mëtejshme e që përmirësimi i administratës tatimore dhe doganore ka vend për përmirësime”.

Rama shprehu gatishmërinë që me po të njëjtin sinqeritet e ndershmëri të ballafaqohej me këdo kur drejtonte gishtin ndaj atyre që bëjnë ëngjëllin, ndërkohë që janë në pozicionin e djallit, duke pranuar, tha ai, se në raste të caktuara ajo që kemi bërë është e pamjaftueshme.

“Konteksti nuk duhet harruar, unë e kuptoj reagimin e biznesit, por të më thoni që klima e biznesit sot është përkeqësuar kur 32 muaj më parë nuk merrnit një TVSH mbrapsht pa paguar 50 % të asaj që ju takonte, kjo më duket e tepruar. Të më thoni që klima është përkeqësuar, kur 32 muaj më parë ju nuk guxonit të hapnit gojën, kur me paratë tuaja kishit shtruar kilometra asfalt e ishit zhytur në probleme me bankat, duke çuar si garanci kontratat që kishit me qeverinë dhe ishit në prag falimentimi dhe pikërisht pse kjo qeveri do marrëdhënie të re me biznesin dhe kontekst të ri, kjo është pak si e vështirë për tu kapërcyer. Të më thoni që administrata tatimore përbën një problem të atillë që mund të lexohet si përkeqësim i klimës së biznesit, kur e dini shumë mirë se çfarë keni hequr 32 muaj më parë dhe se sa herë iu është dashur të nxirrni paratë nga arka e kompanisë tuaj nga xhepi i familjes mbi atë taksën 10 % për të mbyllur punët apo kontrollet nga inspektorë që bënin gangsterin e ju trajtonin së shërbëtorë të marrë peng më duket pak e tepruar”, iu drejtua Rama sipërmarrjes.

Kryeministri Rama pranoi se klima e biznesit në Shqipëri ka vend për përmirësime të mëtejshme, ndaj dhe për këtë arsye ka theksuar edhe disa prej synimeve, si reduktimi në maksimum i burokracive për të thjeshtuar rrugën e investitorëve, sikurse edhe reduktimin e barrierave jotarifore për biznesin.
“Dhe ajo që unë shoh si të domosdoshme dhe nuk është aspak e tepruar, është kërkesa e juaj, e imja që në ditën ‘1’ për qeverinë e ministrat për të lehtësuar procedurat dhe për të lehtësuar e thjeshtuar paketën fiskale për të bërë një kuadër që të jetë i thjeshtë, më i thjeshti që mund të gjendet në rajon e Evropë”, theksoi Rama.

Ai shprehu bindjen se lehtësimi e thjeshtimi do sjellë një vlerë të rëndësishme të shtuar edhe në funksion të rritjes së ekonomisë.

Kryeministri i vendit njoftoi gjithashtu se qeveria po punon edhe për ngritjen e një institucioni, që do të funksionojë si avokat i biznesit.

Shefi i qeverisë nënvizoi se kjo është qeveria më pro biznes si dhe i kujtoi se kur erdhi në pushtet, shumë prej të pranishmëve i gjeti “në gropë, ose të lidhur pas pemës”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here