SHBA: Keqardhje për dështimin e takimit Rama-Basha, reforma të dërgohet në Kuvend

Kliko per me shume info

donald-luuuAmbasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.

Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit.

Kliko per me shume info

Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.

Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje.

Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. ik o lulu ik. na lej rehat amerika. ka ardh n ballkan per me bo karshillek rusve. ik o lu t vin ruset t knaqen n plazh t thajn lekun t fitoj naj lek populli.keni 25 vjet as nje lesh skeni ber per ne perveç korrupsionit. ujku e don mjegullen

  2. SHI LABI QENKA BOLSHEVIK KU JETON MORE VLORA NE KOHEN E LENINIT .. RAMA SE BEN VETE REFORMEN SE ESHTE ZHYTUR DERII NE GRYK VETE ..KU I GJETI LEKET QE E BERI VILEN NE DAJT .. HE I VODHI POPULLIT DHE BEN SIKUR BERISHA BASHA SDUAN … FUTI NE BURG SE KE PROVA QE KANE VJEDHUR TE 2 PERSE SI FUT NE BURG ..APO ESHTE EDHE VETE I KORRUPTUA TE GJITHE E DINE I SHOHIN GJERAT … TE 4 BERISHA BASHA RAMA META JANE TE KORRUPTUAR DHE MERITOJNE BURGUN .. LAB SHKO HA BUKE MISRI ME KOS ME ENVER DHE KADRIUN … SE JU LABET E SHITET B ENVERIT PER NJE TULLON MISHI …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here