Qipro, shqiptari vret biznesmenin e dy truproja, më pas ekzekutohet

Kliko per me shume info

Katër persona janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Qipro. Sipas medias dhe policise vendase mes tyre është identifikuar edhe një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (23 qershor) në Ayia Napa të Qipros.

Sipas policisë qipriote, 41 vjeçari shqiptar, bashkë me dy persona të maskuar u futën në një restorant dhe hapën zjarr drejt një tavoline ku po darkonte një biznesmen qipriot i moshës 51 vjeç.

Biznesmeni Phanos Kalopsidiotis dhe dy nga policët e trupropjës së tij mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Kliko per me shume info

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me truprojat ka mbetur i vrarë edhe njeri prej agresorëve. Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Mediat greke shkruajnë se nga të shtëna shpëtuan dy fëmijët e policit të ndjerë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, të cilët ishin me prindërit e tyre për darkë.

Katër trupa u transferuan në spitalin Nikosia, ndëresa pritet të realizohet edhe autopsia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, të cilat dyshohet se janë përdorur për krimin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here